Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Louis Vuitton” bën ofertën e parë, ja sa ofron për të blerë klubin e Milanit

21:47 / December 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luis Viton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Në ditën e Zlatan Ibrahimoviçit, një tjetër lajm ka shkundur ambientin rreth Milanit. Pas atij të merkatos, tifozët kanë marrë lajme pozitive edhe nga tregu i investimeve. Milani mund të ndryshojë përsëri pronarë dhe nga amerikan, mund të marrë pasaportën franceze.

E gjitha kjo sepse, siç dihet, “Djalli” ka përfunduar në shënjestrën e sipërmarrësit Bernard Arno. 72 vjeç dhe me një pasuri që i kalon 11 biliardë dollarët, ai është në krye të “Louis Vuitton Grup”, një kompani që ka nën pronësi mbi 70 marka të njohura e jo vetëm në fushën e modës.

Milan

Sipas “La Reppubblica”, manjati francez, disa ditë më parë, vendosi mbi tavolinën e “Elliott” 950 milionë euro për të blerë kuqezinjtë. Shifra me sa duket nuk i bind amerikanët, të cilët e vlerësojnë klubin 1.2 miliardë euro. Kur kanë kaluar vetëm pak ditë, Arno ka vendosur të ndryshojë propozimin duke e rritur ofertën në 975 milionë euro. Nuk ka ende një marrëveshje, por dëshira për të gjetur akordin është e dyanshme, ndaj, nëse në tavolinë vendosen 1  miliardë euro, çdo gjë mund të konsiderohet e mbyllur.

AKORDI

Cilado të jetë përgjigjja e Pol Singer, ajo duhet të vijë brenda pak javësh teksa zyrtarizmi për kalimin e pronësitë do të njoftohej në pranverë. Pasi dhuroi 200 milionë euro për rindërtimin e katedrales së “Notre Damme”, Arno nuk do të kursehet për të siguruar një klub për të cilin pati shfaqur interes që në vitin 2017. “Louis Vuitton Grup” që nga 2015- ta deri më sot ka investuar 1.8 miliardë euro në fusha të ndryshme, teksa 3 miliardë euro të tjera janë në planet e kësaj kompanie për t’u investuar brenda vitit 2023. Manjati francez Arno mund të përfshihet edhe në ndërtimin e stadiumit të Milanos, duke vendosur një lloj vetoje mbi emrin që impianti do të ketë në sezonet e para pas ndërtimit.

Louis Vuitton Milanit tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çanta Louis Vuitton, parfume e produkte kozmetike, platformat online ‘mbushen’ me artikuj të vjedhur gjatë trazirave në Francë

22:08 / October 19, 2026

Luiza Gega rikthehet me medalje të artë në garat ndërkombëtare, fiton gjysmë maratonën në Serbi

14:52 / October 19, 2026

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.