Vetëm 3 ditë na ndajnë nga startimi i programit të dashurisë “Love Story”, dhe ndryshe nga sezoni i parë, ku në fron ishte vetëm një djalë, këtë herë do të jetë edhe një vajzë.
Së fundmi, moderatoja Alketa Vejsiu ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar se vajza forniste është një stjuardesë sharmante.
“Po do të kemi edhe një vajzë në fron këtë vit, stjuardesë dhe financiere në profesion, ka studiuar për financë. Me sharm dhe e zgjuar”, ka shkruar ajo, teksa një ndjekës e pyet nëse “do të ketë një femër në fron për të zgjedhur”.
Ndërkohë më herët autorja Ilda Lumani në një intervistë të dhënë për Klan Neës ka zbuluar se vajza froniste ka spikatur që vitin e kaluar dhe meriton plotësisht të jetë në atë karrige pasi i plotëson të gjitha kushtet.“Do të bëjë diferencën me elegancën, bukurinë, nivelin dhe mënyrën se si do të sillet”, tha Lumani disa javë më parë.
Programi “Love Story 2” fillon ditën e hënë, më 15 nëntor, në orën 20:10, në televizionin Klan. Ndërkohë që konkurrentët do të mund t’i shihni çdo ditë edhe në programin e përditshëm “Love Story Talk”, në orën 16:00, nën moderimin e Eni Shehut.
.