Teksa aleatët e Basha depozituan në KQZ kërkesa për t’u regjistruar në zgjedhjet e dekretuara nga Meta më 13 tetor, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, shprehet për mediat se të gjitha partitë kanë të drejtën e tyre të veprimit, por e rëndësishme është data e zgjedhjeve të dekretuar nga Presidenti.
“Të gjitha institucionet që merren me zgjedhjet, kanë detyrimin ligjor që të zhvillojnë procedurat lidhur me këtë dekret. Regjistrohemi apo jo ne, kjo varet nga vendimet tona. Për ne, rëndësi kanë standardet e zgjedhjeve”,- shprehet Paloka.
Paloka thekson se dialogu me Ramën mund të bëhet vetëm si kryetar i PS dhe jo si kryeministër.
“Rama si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD-në dhe nuk kam dëgjuar asnjë nga aleatët tanë të thonë ndryshe”,- thotë Paloka.