Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“LSI përgjegjësi për inceneratorët”, sherr në partinë e Kryemadhit. Anëtarja e Kryesisë i kujton Manjanit licencat e noterëve dhe dyqanet e burgjeve

18:26 / October 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rtyryrtyr 481x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgjegjësi politike apo individuale për inceneratorët?! Deklarata e fortë e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili bëri përgjegjës LSI-në për inceneratorët ka trazuar jo pak ujërat në partinë e Monika Kryemadhit.

Kërkesa publike e ish-ministrit te LSI, Ylli Manjani për përgjegjësi politike nga partia dhe jo vetëm “kryqëzim” të Lefter Kokës ka nxitur reagimin e ashpër të anëtares së Kryesisë Elona Guri i cila i kujton skandalet në kohën kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

“LSI ka aq përgjegjësi për marrëveshjet mafioze të inceneratorëve, aq sa ka me licencat e noterëve dhe dyqanet e burgjeve!”, shkruan Guri në rrjetet sociale duke akuzuar ish-ministrin e Drejtësisë në kohën kur LSI drejtonte këtë ministri.

Më herët Ylli Manjani i kujtonte kryetares së LSI-së Monika Krymadhi se në qeverinë Rama 1 nuk ka qenë vetëm Lefter Koka ministër Mjedisi, por ka pasur edhe ministra të tjerë nga radhët e LSI-së anëtarë te kabinetit të cilët nuk e kundërshtuan projektin e inceneratorëve, duke kërkuar përgjegjësi politike për këtë çështje nga të gjithë.

“Gjykoj se LSI mban përgjegjësi politike. LSI minimalisht kishte në dorë ta ndalte këtë masakër mjedisore, urbane, buxhetore dhe anti-integrim, por nuk e bëri!  Mirë u çmend Lefteri, po të tjerët pse e lejuan që qeveria të vendosë brenda ditës?! Pse u lejua të shkelej dokumenti strategjik për trajtimin e mbetjeve?! Pse u lejua shkelja e angazhimeve të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit?! Kjo e fundit për LSI kishte në shumë kuptim se asgjë tjetër. LSI nuk ndali në fakt asgjë nga këto të liga anti-europë e anti-integrim të modelit Edi Rama, që po përjetojnë sot shqiptarët. Kur them LSI, fus dhe veten time për aq sa më takon në këtë përgjegjësi. Kjo është e vërteta, me të cilën nuk mund të luhet për asnjë arësye mendoj unë. As për të bërë Opozitë. Nuk është e thënë të jesh peng i të shkuarës, por distancimi nga ajo bëhet më i besueshëm me një ndjesë si fillim dhe, në vijim me një plan rikuperimi”, tha Manjani më herët.

elona guri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.