Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

LSI sulmon Ambasadën amerikane në Tiranë: Vepron si lobiste për të mbajtur në këmbë këtë regjim kleptokratik

19:09 / April 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada amerikane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Unë nuk besoj se ndokush në Amerikë nxit krimin e organizuar apo shitblerjen e votës dhe aq më pak opozita false të marrin pjesë në zgjedhje”.

Kështu shprehet nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e pyetur për nxitjen që Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, po ju jep të gjithëve atyre kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

“Personalisht mendoj se përfaqësuesit e Ambasadave në Shqipëri duhet të jenë më koherente me qëndrimet që mbajnë qeveritë dhe parlamentet përkatëse, qëndrime të cilat ne i marrim zyrtarisht nga raportet e tyre.

Në rastin konkret ka qenë Departamenti Amerikan i Shtetit që në raportin mbi Shqipërinë ka theksuar problemet që shtynë edhe opozitën të largohej nga palamenti farsë që ishte krijuar pas zgjedhjeve të 2017.

Aksioni i opozitës në Shqipëri është ngritur mbi këto akuza. Unë nuk besoj se ndokush në Amerikë nxit krimin e organizuar apo shitblerjen e votës dhe aq më pak opozita false të marrin pjesë në zgjedhje.

Ne e adhurojmë Amerikën se e idealizojmë si vendin e lirisë dhe demokracisë. Nëse përfaqësues të saj sillen si lobistë të Ramës për të mbajtur në pushtet me forcë këtë regjim kleptokratik, që sipas raportit të DASH e ka kthyer Shqipërinë në bazë operacinale të krimit të organizuar për Europën, për Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut, atëherë të marrësh seriozisht lobizmin e tyre me tezat e Edi Ramës, jo vetëm do të thotë të kriminalizosh tërësisht të ardhmen e këtij vendi por edhe e kthen Shqipërinë në bazë të sigurtë të krimit të organizuar dhe të terrorizmit dhe kjo është politikë tërësisht anti Amerikane dhe anti NATO.

Megjithatë, është apo jo legjitim ky parlament dhe situata e krijuar në vend, nuk e thonë dot përfaqësuesit e trupit diplomatic por kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese si garantuese e saj, të cilën Rama e ka shkatërruar prej dy vitesh. Është apo jo legjitime kjo qeveri e thonë shqiptarët, të cilët me angazhimin e tyre në protestat e thërritura nga opozita e kanë treguar qëndrimin e tyre”, shprehet Mehmetaj në një intervistë për “Koha Jonë”.

Ish-deputetja e LSI-së, thotë se nuk ka “opozitë të re” por “kukulla të zgjedhura të vendosura me dorë nga Edi Rama në karriget e opozitës në parlament”. 

E pyetur se nëse protestat do ta çojnë vendin në luftë civile, ajo pohon se deri më sot protestat janë mbajtur nën kontroll por “askush nuk mund të japë më garanci për qetësi”.

Amerike kejdi mehmetaj Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.