Këshilltari i grupit parlamentar të PS publikoi sot një foto ku Presidenti Ilir Meta shihej në kompleksin “Golden” që u sekuestrua nga policia në Shijak.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri në një reagim në Facebook e cila shpjegon se fotoja është realizuar në lokalin e ish-ministrit, Lefter Koka dhe jo në kompleksin “Golden”.
Duke ju përgjigjur zëdhënësit të Taulant Ballës, Elona Guri deklaron: “Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës.
Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot. Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra. Meqënëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda mund t’ju sqarojë më shumë. Meqënëse e ke qef OFL, mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë. P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi”.