E shohim shpesh të angazhuar në punë së bashku me të shoqen Amardën dhe kur vjen puna për pushime ata shijojnë çdo moment, madje ndajnë edhe disa video ose foto me ndjekësit në rrjetet sociale. Së bashku me familjen aktori po kalon pak kohë pushimi dhe këtë e ka ndarë me miqtë në Instagram.
Postimi i fundit i Ermalit ishte nga më të bukurat, por edhe qesharak. Ai së bashku me të birin Joelin po përpiqen të ngjiten në pemë. Ndërkohë që Ermalit kjo gjë i duket çmenduri në video dëgjohet Joeli që e inkurajon.
“Bravo ajo ishte”: i thotë Joeli kur Ermali ngjitet në pemë.
