Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Luan Rama i LSI fyen të gjithë për Metën: Një pyetje për të mençurit, që të përgjigjen budallenjtë

19:37 / June 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i LSI Luan Rama ka marrë më mbrojtje Ilir Metën dhe aktin e tij të anulimit të zgjedhjeve.

Rama i ka cilësuar të gjithë budallenj, pasi nuk po e kuptojnë vendimin presidencial të ish kreut të LSI, dhe për këtë ai kërkon ndihmë duke cituar dhe Volterin e famshëm.

“Siç pritej, Dekreti i Presidentit të Republikës për shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, shërbeu për ta ndezur më shumë debatin politik, publik e mediatik, duke i shtuar edhe elementë të debatit profesional e kushtetues.

Natyrisht, kjo nuk përbën as ndonjë çudi dhe as herezi.

Përkundrazi, debati në një shoqëri të hapur është shenjë që dëshmon pjekurinë dhe maturitetin e vetë shoqërisë.

Mirëpo, ajo që nuk pritej dhe që nuk ka lidhje as me debatin, as me kushtetuten, as me ligjin dhe as me etikën e shfaqjes në publik, është rendja mjerisht poshtëruese e një lukunie shërbëtorësh, në një garë absurde se kush të shfaqet më budallai ndër të gjithë!

Ekstazë budallenjsh gjithkund; në Kuvend, në qeveri, në KQZ, në ekrane e portale mediatikë!

Kuvendi i Shqipërisë mund të miratojë një ligj, për të shfuqizuar një ligj të mëparshëm, Këshilli i Ministrave mund të miratojë një vendim (VKM) për të anuluar një VKM të mëparshëm, Kryeministri mund të miratojë një akt normativ, me atë të të cilit shfuqizon një akt të mëparshëm, edhe ministri mund të nxjerrë një urdhër që shfuqizon urdhërin e mëparshëm, po Presidenti i Republikës pse nuk paska të drejtë që me një dekret të shfuqizojë një dekret të mëparshëm?

E meqë po flasim për dekretin, për të gjithë ata që janë përfshirë në kakofoninë e rradhës për të fshehur lajthitjen e tyre, nuk ka ç’dekretim, por kemi një dekret që shfuqizon një dekret të mëparshëm, një praktikë kushtetuese e Presidentit të Republikës.

Mirëpo, kujt t’ia thuash? “Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët, të cilët ata i adhurojnë!”, – ka thënë Volteri:, shprehet Luan Rama.

Dhe është problem vërtet, shqiptarët nuk dinë as me ta lyp mendimin e vyer, ndaj është bërë dhe këngë një pamundësi e tillë.

Luan Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.