Të shtunën që lamë pas, moderatorja Luana Vjollca nisi sezonin e tretë të emisionit të saj “Shiko kush Luan”.
Ajo u shfaq e veshur me një kostum bardhë e zi, duke u kombinuar edhe me dy kapitenët, Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja.
Pas përfundimit të puntatës së parë, Luana ishte më e lumtura pasi mësoi se emisioni i saj theu rekorde shikueshmërie dhe videoja e publikuar në Youtube kishte marrë më shumë se 400 mijë klikime.
E frymëzuar nga ky sukses, moderatorja është gati për puntatën e dytë, për të cilën ka premtuar se do të jetë më ‘flakë’ se e para.
Në profilin e saj në Instagram, Luana ka njoftuar ndjekësit për puntatën e sotme, si dhe ka zbuluar look-un që do të ketë këtë mbrëmje.
Moderatorja shfaqet me një fustan të zi plot xixa në ngjyrë gri, të kuqe dhe blu.