Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Luçiano Boçi: Abstenuam, nuk e bojkotuam zgjedhjen e Presidentit! Nuk ka krisje me…

09:10 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deklaroi për “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se opozita nuk e bojkotoi zgjedhjen e Presidentit.

Ai tha se deputetët e opozitës ishin të opranishëm në momentin që nisi procesi i votimit dhe më pas janë larguar, duke shtuar se ky ishte abstenim dhe jo bojkot.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Në cilin moment duhej që zoti Bajram Begaj do duhej të ishte i liruar nga Forcat e Armatosura, që të ishte i ligjshëm procesi?

Boçi: Dua të qetësoj të gjitha deklarata, ne nuk kemi qenë në bojkot, ne kemi qenë prezent në nisjen e procedurës së votimit, dhe jemi larguar kur doli kutia e votimit. U kërkua fjala nga zoti Berisha, por u kundërshtua nga kryetarja e Kuvendit. Nuk është bojkot, pasi kushtetuta njeh dhe abstenimin. Në realitet ne kishim vendosur që në unison të nxirrnim kartonin e kuq. Dua të theksoj se procesi i zgjedhjes së Presidentit përfshin propozimin, kandidimin dhe votimin. Por ai duhet të jetë i zhveshur nga çdo post. Në rast e inicimit të kandidimit zoti Begaj ka qenë i veshur me postin e Shefit të Shtabit, dhe që këtu nis shkelja.

Xhafo: Pse sipas jush Meta kishte vullnetin për të drekretuar një dekret jashtë Shqipërisë?

Boçi: Unë po e lidh me një pasazh fare të vogël, të kreut të grupit socialist kur tha se: Presidenti shprehu vullnetin politik. Në fakt Presidenti nuk mund të shprehë vullnet politik, duhet të respektojë Kushtetutën. Për mendimin tim ka një nxitim të zotit Meta, i cili tha se nxitoi për të mos shkelur raundin e katërt.

Xhafo: Sa është krisja mes jush dhe zotit Meta?

Boçi: Nuk besoj se ka krisje

Xhafo: A do e çoni në Gjykatë Kushtetuese?

Boçi: Parashikoj që është vërtetuar fakti se të gjitha pushtet janë të kapura nga ekzekutivi.

Xhafo: Po të ishte e kapur Gjykata Kushtetuese e kishte shkarkuar Metën?

Boçi: Jo sepse përllogaritjet ishin të ndryshme në ato momente. Mos besimi jonë na bën mos futemi në ujëra të tilla.

Xhafo: Çfarë humbisni nëse e çoni në Gjykatë Kushtetuese?

Boçi: Nuk është ky kalkulimi politik, procesi është antikushtetues ën fillesën e tij të kandidimit. Nuk ka vend për interpretime të tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.