Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Luçiano Boçi: Kemi dy javë që e kërkojmë Edi Ramën! Pse e shkelni me këmbë Kushtetutën?

10:46 / February 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1677144636 Screenshot1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka marrë fjalën në seancën plenare e cila është edhe sot në kaos, duke thënë se është urgjente që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë plenare. Boçi i tha kryetares së Kuvendit se po shkel me këmbë Kushtetutën dhe nuk ushtron autoritetin e saj. Ndërsa Lindita Nikolli i mbylli mikrofonin me argumentin se kaloi 2 minuta nga koha e përcaktuar për procedurë.

Luciano Boçi: Pamjet e shëmtuara të parlamentit përsëriten e përsëriten për këtë ushtrim force ushtarake ndaj deputetëve të zgjedhur. Kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të deputetit. Deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent ose përfaqësues ligjor. Si mundet ju zonja kryetare të shkelni rregulloren dhe të bëni sikur s’ka ndodhur asgjë. Urdhrat nga Rama i merrni. Kemi kërkuar që nga java e shkuar seancë pyetjesh që është urgjente që kryeministri duhet të ishte prezent menjëherë, kemi 2 javë që e kërkojmë. Kemi kërkuar komisione hetimore, njëri i firmosur nga 35 deputetë, i dyti për 24 deputetë. Pse e shkel me këmbë Kushtetutën dhe më tregon rregulloren? Kush është ky që del në emisione dhe thotë nuk ngrihen komisione hetimore. Ushtro autoritetin tënd se kemi kërkuar komision hetimor për një çështje madhore, për atë thikën në zemër që i kemi ngulur SHBA.

Lindita Nikolla: Ju lutem mbaroi koha.

Luçiano Boçi: Po po mbaroi koha, zgjate dhe pak. Çfarë ka bërë Edi Rama? Asgjë më pak e as më shumë se Enver Hoxha. Kjo është procedura, mos u trembni. Kërkesa jonë është urgjente. Mos vazhdoni me këtë turp se e dimë këtë pjesën që ju e keni turp pa turp dhe e dimë shumë mirë që lutja juaj është “kryeministër turpin e përditshëm na e fal sot”.

Lindita Nikolla: Jua ndërpres fjalën. Kanë kaluar 2 minuta.

Luçiano Boçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.