Luçiano Boçi: Gjuha ka interpretimet e saj e nuk mund të jetëi saktë interpretimi juaj. Mesazhi i protestës ishte se shqiptarët nuk janë një popull i fjetur, sot ka fituar qytetaria dhe është përhapur lajmi që sot në Shqipëri ka një opozitë. Kjo është Partia Demokratike, pastaj interpretimet janë për ta bërë pis këtë protestë. Fjalimet ishin krejtësisht të pa reduktuara por ajo që pashë unë ishte zemërimi i tyre bruto i pastër e i sinqertë. Njerëzit janë duke kërkuar opozitën dhe ne sot i dhamë besimin. Kjo është një besëlidhje jo e nënshkruar por që rregullon marrëdhënien me politikën dhe besimin. Instikti qytetar ka treguar që po në jemi me opozitën dhe jemi duke ndërtuar këtë rezistencë qytetarë për të vendosur vullnetin qytetar. Drejtësia është shtrati ku ndërtohet çdo marrëdhënie politike, pa drejtësi politike nuk mund të kemi as sociale as juridike e as ekonomike.
Luçiano Boçi: Mesazhi ishte se shqiptarët nuk janë popull i fjetur, në Shqipëri ka opozitë
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment