Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Lufta e bravave” vazhdon në PD, sekretari i degës denoncon kryetarin: Do e hapim selinë! Ish-deputeti: Të flasim si na ka hije

21:14 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i degës së PD së degës së Elbasanit ka bërë një denoncim në polici dhe akuzon drejtuesin e PD-së në këtë qytet se ka ndërruar bravën e selisë. Ai garanton se dera do të hapet dhe do të vijohet puna.

“Shoqata Basha-Bardhi, tashmë në panik bëri edhe aktin e fundit të turpshëm duke i vënë drynin degës së selisë së Partisë Demokratike. Shpreh indinjatën më të madhe, në emër të të gjithë demokratëve të Elbasanit. Kam bërë një kallëzim penal në Policinë e Elbasanit. Organet të merren me këtë vepër penale. Nesër ne do të hapim zyrën e PD dhe do të ushtrojmë funksionet tona dhe më 18 dhjetor do të zhvillohet në Selinë e degës së PD referendumi”, tha Bledi Himçi.

Ndërkohë që ish-deputeti Aurel Bylykbashi apelon për qetësi.

“Unë do të isha partizan jo i denoncimeve por i negocimeve. Ajo seli që ndodhet ngjitur me shkollën pedagogjike, është ‘kisha’ dhe ‘xhamia’ e të gjithë demokratëve. Edhe të atyre që mbështetën 11 dhjetorin dhe që morën vendimet e duhura, por dhe të atyre që nuk e mbështetën por 18 dhjetorin. Në respekt të vuajtjeve tona të përbashkëta, secili nga ne duhet të shohë më larg. I bëj thirrje demokratëve të ruajnë qetësinë dhe të respektohet shumica. Shumica ishte më 11 dhjetor dhe mori ato vendime të duhura për PD-në. Një bravë është një bravë dhe shumë mirë mund të hapet. Ftoj kryetarin e degës që të mblidhemi nesër dhe të flasim si na ka hije”, tha ai.

bravave denoncon Lufta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.