Përplasjet mes dy grupeve në PD, tashmë janë edhe në KQZ. Kjo pasi janë dorëzuar 2 lista me anëtarë të depozituar nën emrin e Partisë më të madhe opozitare në vend, por me dy vula dhe dy firma të ndryshme për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kjo bën që KQZ të ketë në dorë dy lista me anëtarë KZAZ nga PD, njëri nga grupi i Alibeajt dhe tjetri nga grupi i Berishës.
Përballë zgjedhjes se cili nga grupet e demokratëve do të ketë drejtën për emrat e komisionerëve, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi pritet t’i drejtohet gjykatës së Tiranës për të marrë një përgjigje rreth kampit që do të ketë të drejtën e vulës së PD.
