Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Lufta e re kibernetike”, Irani kë sistem tjetër do shkatërrojë?

09:35 / September 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama iran
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Irani dhe Shqipëria, edhe pse nuk kanë lidhje biznesi apo interesash të ndërsjellta, sot janë armiq. Irani është dora që po shkatërron sistemet në vend. E nisi muaj më parë me sulmet kibernetike në platformat qeveritare dhe sidomos te e-Albania, platforma kryesore e shumë shërbimeve online, që qytetarët mbetën në “ajër” pa marrë asnjë shërbim prej ditësh.

Pas zabotimit të parë, së fundmi “fiku” edhe sistemin TIMS në mbarë doganat e vednit, duke krijuar një anomali të frikshme, ku njerëz të rrezikshëm mund të kalonin pa asnjë frikë në dogana, pasi sistemi për ti identifikuar ishte në dorën e Iranit dhe kalimi i udhëtarëve u bë me defter, si në kohën e hershme.

Pse Irani ka vënë në shënjestër Shqipërinë, një shtet të vogël e pa ndonjë peshë të rëndësishme në gjeopolitikë? “Molla e sherrit” janë kundërshtarët e regjimit të Teheranit që Shqipëria strehon prej vitesh me kërkesë të amerikanëve. Grupi i muxhahedinëve të njohur si MEK, janë vendosur në Manzë të Durrësit. Ata janë këtu prej disa vitesh, por nuk ka pasur sulme kibernetike të ngjashme. Çfarë ka ndryshuar tashmë? mediat në vend shkruajnë se prej kampit të tyre kohët e fundit janë orkestruar sulme të ngjashme kibernetike ndaj autoriteteve iraniane në Teheran.

Pra jemi në kushtet kur anëtarët e MEK, sulmojnë në mënyrë kibernetike infrastrukturën digjitale e të komunikacionit në Iran. Ky i fundit në shenjë hakmarrje shënjestron vendin tonë me sulme të njëpasnjëshme kibernetike, që sipas raportit të Microsoft, kanë nisur në maj të vitit 2021.

Intensifikimi i sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë duket të jetë përgjigje pikërisht e kësaj veprimtarie të shtuar të MEK-ut kundër tyre. Vendi ynë nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme logjistike e njerëzore për t’i bërë ballë kësaj lufte të re. A do të ketë sisteme të tjera që do të bien në dorën e Iranit? Ata e kanë fuqinë, dhe Shqipëria dobësinë. /R.SH/

Albania iran sulme kibernetike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Kur karma është vërtetë bitch

21:45 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.