Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta Izrael-Gaza, Netanyahu zotohet të sfidojë aleatët në pushtimin e Rafah

17:23 / March 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1710687210x 132922772 mediaitem132922660jpg 679
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka riafirmuar vendosmërinë e tij për të nisur një ofensivë në Rafah, duke sfiduar kritikat ndërkombëtare. Qyteti është i mbushur me rreth 1.5 milionë palestinezë nga pjesë të tjera të Gazës që kërkojnë strehim. Komentet e tij vijnë pasi kancelari gjerman, në një udhëtim në Lindjen e Mesme, ritheksoi kundërshtimin e tij ndaj planit. Por Netanyahu tha se asnjë presion ndërkombëtar nuk do ta ndalojë Izraelin të arrijë të gjitha qëllimet e tij të luftës.

“Nëse e ndalojmë luftën tani përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet e saj, kuptimi është se Izraeli e ka humbur luftën dhe ne nuk do ta lejojmë këtë,” tha Netanyahu në një mbledhje të kabinetit të tij.

Ai tha se Izraeli duhet të jetë në gjendje të vazhdojë luftën e tij, me qëllimin të eliminojë Hamasin, të lirojë të gjithë pengjet tanë dhe të sigurojë që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim kundër Izraelit. Netanyahu tha se ofensiva në qytet në skajin jugor të Rripit të Gazës do të ndodhë dhe do të zgjasë disa javë.

Gjithashu planet e Izraelit janë kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, me OKB-në dhe SHBA-në që paralajmëruan gjithashtu se një sulm në shkallë të plotë në Rafah mund të ishte katastrofik. Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit të OKB-së, të premten i bëri thirrje Izraelit në emër të njerëzimit që të mos nisë një sulm të tillë në qytetin jugor të Gazës.

izrael Netanyahu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.