Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lufta Izrael-Palestinë dhe ndikimi që ka në shëndetin mendor të fëmijëve

19:25 / October 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GettyImages 1731271054 1697108063
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fëmijët e Rripit të Gazës e dinë shumë mirë se çfarë është vuajtja. Që nga lindja, ata kanë jetuar nën një bllokadë të pjesshme izraelite, në varfëri dhe dhunë.

Dhe tani, me përshkallëzimin e konfliktit, vuajtjet e tyre ka të ngjarë vetëm të përkeqësohen.

Dr. Iman Farajallah, një psikolog në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Dr Mamoun Mobayed, një psikiatër në Katar, kanë përvojë të gjerë rreth traumave të fëmijërisë.

Al Jazeera i pyeti ata për luftën e Izrael-Hamas dhe efektet që shkakton në shëndetin mendor të fëmijëve që jetojnë në Rripin e Gazës.

Si ndikon jeta në Rripin e Gazës në shëndetin mendor të fëmijëve?

Farajallah, i lindur dhe i rritur në Gaza përpara se të transferohej në Kaliforni dy dekada më parë, e di se si është të jetosh nën “pushtimin izraelit”.

“Kjo është arsyeja pse u bëra psikologe – për të ndihmuar të tjerët që jetojnë me trauma,” tha ajo.

Në një punim kërkimor botuar vitin e kaluar mbi ndikimin e luftës tek fëmijët palestinezë, ajo zbuloi se fëmijët që u mbijetojnë luftërave nuk dalin të padëmtuar dhe mund të paguajnë një çmim të lartë psikologjikisht dhe emocionalisht.

Studimi i saj zbuloi se 95 për qind e fëmijëve nga Rripi i Gazës shfaqën simptoma të ankthit, depresionit dhe traumës.

“Ata shikojnë anëtarët e familjes, fqinjët dhe miqtë e tyre duke u vrarë, kjo shkakton zemërim dhe zhgënjim. Kanë prirje të jenë më agresivë dhe vuajnë nga depresioni, ankthi dhe çrregullimi i vazhdueshëm i stresit traumatik”, tha ajo.

Çfarë efekti ka varfëria dhe infrastruktura e dobët?

“Ata nuk jetojnë jetën tipike të fëmijëve,” tha Farajallah.

Shumë fëmijë në Gaza nuk janë në gjendje të ndjekin shkollën rregullisht dhe kanë akses të kufizuar në furnizimet thelbësore shkollore” u shpreh ajo.

A bëhen fëmijët imun ndaj këtyre kushteve me kalimin e kohës?

Mobayed, i cili ka udhëtuar në Palestinën e pushtuar që nga viti 2002 si vullnetar me Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit, tha se “njerëzit nuk bëhen imunë ndaj traumave dhe vdekjes”.

“Ata mund të arrijnë një gjendje pafuqie të mësuar. Është një gjendje dëshpërimi ku kuptohet se çdo gjë që ata bëjnë është e paefektshme, ata nuk mund t’i shpëtojnë situatës, ata janë të bllokuar”, tha Mobayed. 

A mund të zhbëhet ndonjëherë trauma e lidhur me luftën?

“Nga përvoja ime – do të thosha jo”, u shpreh Farajallah. “Por ne mund të punojmë për të zhbërë disa nga dëmet e shkaktuara, për të zhvilluar pranimin, për të ndërtuar elasticitet dhe për të vazhduar jetën.”/ Përshtatur nga Al Jazeera.

Izrael-Palestinë shendeti mendor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.