Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lufta/ KQZ tërhiqet nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës

14:30 / March 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KQZ fleta e votimit 11 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shkak të mospërjashtimit të KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka vendosur të tërheqë anëtarësimin nga kjo organizatë.

Kujtojmë që KQZ  bën pjesë që prej themelimit në ACEEEO – Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës, e cila përbëhet nga KQZ-të e 25 vendeve evropiane, si dhe një sërë trupash të tjera që administrojnë zgjedhjet në vendet përkatëse.

KQZ e Shqipërisë duke qenë se ka mbajtur dy herë presidencën e përvitshme të ACEEEO-s gëzon statusin e anëtarit të përhershëm të Asamblesë së Përgjithshme, organit qeverisës të krejt organizatës.

Asambleja e Përgjithshme e ACEEEO-s pas një mbledhje të jashtëzakonshme online i hapi rrugën votimit për përjashtimin e KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë, si pasojë e agresionit të tyre në Ukrainë. Votimi u mbajt në datën 4 Mars 2022. Në kontakt edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europën, KQZ votoi PRO për përjashtimin e KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë. Për mungesë kuorumi, përjashtimi nuk u mundësua.

Ndërkohë disa anëtarë të kësaj organizate, si KQZ e Sllovenisë, Kroacisë, Polonisë dhe të tjerë menjëherë njoftuan me shkrim tërheqjen nga anëtarësimi në ACEEEO. Në emër të KQZ-së së Shqipërisë në datën 09 Mars 2022, njoftova me shkrim ndërprerjen e menjëhershme të anëtarësimit të Shqipërisë në ACEEEO pasi vlerësoj se KQZ e Shqipërisë nuk ka asnjë arsye të vazhdojë të jetë anëtare e kësaj organizate, e cila nuk përfaqëson vlerat mbi të cilat ajo u krijua dhe duket që do të shkojë drejt shpërbërjes edhe formalisht.

Sistemet politike dhe shoqërore të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk mund të kenë institucione të administrimit zgjedhor të paanshëm, të pavarur dhe të lirë. KQZ e Kosovës gjithashtu do të largohet nga kjo organizatë. Ndërkohë KQZ-së së Ukrainës i shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, të institucionit që përfaqësoj dhe të çdo shqiptari, në këto ditë tejet të vështira për vendin e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.