Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, MONEYVAL rrit vlerësimin për Shqipërinë

19:31 / June 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pastrimi i parave
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria forcoi transparencën e rregullimeve ligjore dhe përmirësoi rregullimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve jofinanciare

Shqipëria ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, thuhet në një raport të këtij viti të MONEYVAL, botuar këtë të mërkurë.

Raporti thotë se Shqipëria ka përmirësuar përputhshmërinë e saj me rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar të MONEYVAL, që lidhen me transparencën dhe rregullimin e mbikëqyrjen e bizneseve.

Për sa i përket këtyre rekomandimeve, Shqipëria është rivlerësuar nga “Pjesërisht në përputhje”, në “Përgjithësisht në përputhje”.

Që nga qershori i vitit të kaluar, thotë MONEYVAL, Shqipëria mori masa shtesë, të cilat adresuan mangësi të rëndësishme në lidhje me administruesit e besuar që i nënshtroheshin kërkesave për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Për më tepër, Shqipëria përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Autoriteti licencues për noterët tani është i autorizuar të revokojë licencat për shkelje të legjislacionit që lidhet me luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

MONEYVAL
Nga 40 rekomandimet, Shqipëria aktualisht ka:

  • 6 rekomandime të vlerësuara në përputhje
  • 31 rekomandime të vlerësuara kryesisht në përputhje
  • 2 rekomandime të vlerësuara pjesërisht në përputhje dhe 1 të pazbatueshme

MONEYVAL
Shqipëria pritet të raportojë pas dy vitesh te MONEYVAL për progresin e mëtejshëm të bërë drejt forcimit të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) është një organ monitorues i Këshillit të Evropës, të cilit i është besuar detyra e vlerësimit të përputhshmërisë me standardet kryesore ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, si dhe efektivitetin e zbatimit të tyre. MONEYVAL vlerëson 33 shtete dhe territore dhe u bën rekomandime autoriteteve kombëtare në lidhje me përmirësimet e nevojshme në sistemet e tyre kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe kundër financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.