Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta me Covid-19/ Nis testimi i vaksinës së Oksfordit tek 50 mijë njerëz, një nga kandidatet më të avancuara në testet klinike

17:55 / August 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksine 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vaksina e mundshme që po zhvillohet nga Oxfordi dhe kompania e ilaçeve AstraZeneca, mendohet se është një nga kandidatet më të avancuara në testet klinike dhe po testohet në 10 mijë njerëz në Britaninë e Madhe dhe 10 mijë të tjerë në Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Rreth 50 mijë njerëz në të gjithë botën do të marrin vaksinën e universitetit të Oxfordit për të testuar sigurinë dhe efikasitetin e saj, tha profesori Endriu Pollard, pjesë e grupit që e ka zhvilluar atë.

Ekipi i shkencëtarëve shpreson që do ta testojë atë edhe tek rreth 30 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas profesorit Pollard, numri i rasteve të reja në javët dhe muajt në vijim do të përcaktojë se sa shpejt kërkuesit do të mund të provojnë se vaksina ofron mbrojtje efektive.

Por ai tha se vetëm nëse rastet do të rriten shpejt kërkuesit do të kenë të dhënat për t’ia paraqitur rregullatorëve. Pas raporteve se presidenti amerikan Donald Trump do të përshpejtojë miratimin e vaksinës në kohë për zgjedhjet e nëntorit, AstraZeneca tha se nuk kishte diskutuar për përshpejtim procedurash me rregullatorët. Kompania AstraZeneka ndërkohë ka nisur testimin e një ilaci të ri për të ndihmuar parandalimin dhe kurimin e covid 19 në një pjesë të parë vullnetarësh. Rreth 48 persona të shëndetshëm në Britaninë e Madhe, të moshës nga 18 në 55 vjec, do të marrin ilacin e quajtur AZD7442 që ka si qëllim të imitojë dhe të rrisë mbrojtjen natyrale të organizmit kundër koronavirusit.

Ilaci kombinon dy antitrupa monoklonalë të zbuluar tek pacientë të infektuar ndërsa ata luftonin me virusin. Këta antitrupa janë fuqizuar nga kompania për të ofruar të paktën gjashtë muaj mbrojtje nga covid 19. Kompania shpreson që ilaci mund të përdoret si masë parandaluese dhe trajtuese për njerëzit e infektuar. Por nëse testimi do të jetë i suksesshëm do të duhen edhe disa faza të tjera për të provuar sigurinë dhe efikasitetin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ 24 vatra të raportuara, 4 mbeten aktive, Ministria e Mbrojtjes jep detajet

09:44 / August 27, 2026

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Klos/ Vetëm një familje e ardhur nga Maqedonia e Veriut kundër reformës në Njësinë Administrative Suç

09:21 / August 27, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, SPAK njoftim zyrtar: Po shoqërohej nga një ish-polic, ja për çfarë akuzohet

08:26 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.