Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta mes Hamasit dhe Izraelit, kamionët e ndihmave fillojnë të hyjnë në Gaza

17:15 / October 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gaza 5 752x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një autokolonë prej 20 kamionësh e Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane me ndihma humanitare, përfshirë ushqime, ilaçe dhe ujë, hyri në Rripin e Gazës të shtunën nga pikëkalimi i Rafahut në kufirin me Egjiptin.

“Këta kamionë duhet të lëvizin sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt nga Egjipti në Gaza,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të shtunën në një takim të nivelit të lartë në Kajro.
Ai falënderoi Egjiptin që bëri të mundur dërgimin e autokolonës.

“Por populli i Gazës ka nevojë për një angazhim shumë, shumë më të madh, për ndihma të vazhdueshme në nivelin e nevojshëm”, tha ai. “Ne po punojmë pa pushim me të gjitha palët e përfshira për ta realizuar një gjë të tillë”.

Dhjetra kamionë po qendronin prej disa ditësh pranë Rafahut në pritje të hapjes së kufirit për të transportuar ndihma për më shumë se 2 milionë banorët e Gazës.

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për çështje humanitare, Martin Griffiths tha në një deklaratë se “furnizimet jetike” janë siguruar nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane dhe Kombet e Bashkuara.

Është hera e parë që lejohet hyrja e ndihmës në Gaza që kur Hamasi ndërmori sulmin e pashembullt ndaj Izraelit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e rreth 1,400 vetëve. Izraeli u kundërpërgjigj me një fushatë bombardimesh dhe një bllokadë totale të Gazës. Më shumë se 4000 palestinezë janë vrarë. Izraeli ka paralajmëruar për një ofensivë nga toka.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi për një marrëveshje për ndihmë të kufizuar për Gazën gjatë vizitës së tij në Tel Aviv të mërkurën, por zbatimi i saj nuk filloi menjëherë ndërsa Kombet e Bashkuara punonin me Egjiptin, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për të qartësuar kushtet e saj dhe për të zbutur kufizimet e vendosura.

Programi Botëror i Ushqimit tha se tre nga kamionët e tij me ushqime të nevojshme ishin pjesë e autokolonës. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte dërguar katër kamionë me paisje mjekësore për në Gaza.

Ambasada e SHBA-së në Izrael paralajmëroi se çdo shtetas i huaj që përpiqet të largohet nga Gaza ndërsa kalimi kufitar në Rafah është i hapur “duhet të jetë i përgatitur për një situatë që mund të jetë kaotike në të dy anët e vendkalimit”./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.