Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë me dise se Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do miratojë një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën.
Postimi i SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë vendin e saj kundër pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë. Kjo e çon totalin e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Ukrainës në 1 miliard dollarë vetëm gjatë javës së kaluar dhe një total prej 2 miliardë dollarësh që kur Presidenti Biden mori detyrën. Ndihma do të jetë në formën e transferimeve të drejtpërdrejta të pajisjeve nga Departamenti i Mbrojtjes tek ushtria ukrainase. Ne vijojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët për të lehtësuar ndihmën shtesë për Ukrainën.
