Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Lufta mund të mbyllet”, Presidenti Trump: Irani s’ka më pothuajse asnjë objektiv për t’u sulmuar

13:12 / March 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9360
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti edhe një herë bindjen e tij se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shpejt.

“Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar,” deklaroi Trump duke shtuar se fundi i luftës varet vetëm nga vullneti i tij.

“Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar më shumë se 5.000 objektiva në Iran, përfshirë qendrat e komandës së Gardës së Revolucionit, sistemet e mbrojtjes ajrore, lëshuesit e raketave, vendet e programit bërthamor iranian, anijet dhe aeroportet ushtarake. Selitë e udhëheqësve politikë dhe fetarë janë goditur gjithashtu”, deklaroi Donald Trump.

Ajatollah Ali Khamenei është vrarë gjatë një nga sulmet, ndërsa i biri Mukhtaba, është emëruar pasardhës i tij. Megjithatë, objektivat e sulmeve amerikane janë reduktuar që nga fillimi i luftës. Ndërsa më parë fokusi ishte ndryshimi i regjimit dhe shkatërrimi i plotë i programit bërthamor, tani qëllimi kryesor është frenimi i aftësive ushtarake të Iranit. Kur vjen fjala tek afatet e mbylljes së konfliktit, Izraeli duket nuk ndan të njëjtin mendim me Trumpin.

“Ky operacion do të vazhdojë pa limit kohor, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa të kemi arritur të gjitha objektivat dhe beteja të ketë mbaruar”, u shpreh Israel Katz, ministër izraelit i mbrojtjes.

Sipas deklaratave të ushtrisë izraelite, ka nisur një valë e re sulmesh ndaj kryeqytetit libanez, Bejrutit, dhe Iranit. Duke i bërë jehonë edhe komenteve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, edhe Ministri i Jashtëm gjerman Johann Ëadephul bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike për krizën.

Lufta mbyllet Presidenti trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.