Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta ndaj Covid-19/ Vaksina e ‘Johnson & Johnson’ testohet në Spanjë, Gjermani dhe Holandë

18:25 / August 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1598628263 aksinaaaaaaaaaaaaaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Spanjolle e Ilaçeve ka autorizuar kryerjen e testeve të para klinike në Spanjë të një vaksine kundër Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha se rekrutimi i vullnetarëve që do ti nënshtrohen provave do të fillojë menjëherë.

Bëhet fjalë për vaksinën e krijuar nga kompania amerikane Johnson & Johnson, më të cilën do të testoen 190 vullnetarë të shëndetshëm në Spanjë dhe 400 të tjerë në Gjermani dhe Holandë.

Më 27 gusht, Jacqueline Miller, një zyrtare e lartë e kompanisë bioteknike Moderna, e cila sapo përfundoi testet e para klinike të vaksinës, deklaroi se “Vaksina eksperimentale antiCovid e ‘Moderna’ duket se është e sigurt dhe krijon një përgjigje imunitare në të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe të moshuarit”

Të dhënat nga faza e parë e provave të sigurisë së vaksinës treguan vetëm efekte anësore të papërfillshme dhe se ajo gjeneron reagimin e duhur imunitar te vullnetarët e moshave nga 18 deri në 71 vjeç.

Faza e parë e testeve klinike u zhvillua në tre grupmosha: 18 deri 55 vjeç, 56 deri në 70 vjeç dhe mbi 71 vjeç. Të gjithë morën dy doza 100mg të vaksinës 28 ditë larg nga njëra tjetra.

Antitrupat neutralizues të aktivizuar u zbuluan në të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë edhe ata të moshës së tretë dhe se të gjitha grupmoshat prodhonin të njëjtën përgjigje immune, një shenjë e mire kjo pasi njerëzit e moshuar shpesh kanë përgjigje më të dobëta ndaj vaksinave.

Efektet më të shpeshta anësore që u identifikuan ishin lodhja, të dridhura dhe dhimbja e kokës. Shumica e simptomave u shfaqen pas marrjes së dozës së dytë por që marrin fund brenda ditës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

12:45 / August 27, 2026

“Klienti im s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e Ergys Agasit

11:44 / August 27, 2026

E-mail kërcënues në disa institucione në qytete të ndryshme, pretendohet për bombë

11:40 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.