Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se do ta “ndryshojë Lindjen e Mesme” në luftën e shtetit të tij me grupin militant palestinez.
Gjatë takimit me kryetarët e qyteteve izraelite afër Rripit të Gazës, Netanyahu deklaroi se “ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme”.
“Ne jemi në mes të një fushate. Unë e di që ju keni kaluar një provë të vështirë dhe të tmerrshme. Ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme. Udhëheqja juaj ka qenë shumë të fortë në këto dite të vështira. Shteti nuk do të lërë asnjë gur pa rrotulluar për t’ju ndihmuar të gjithëve. Ju kërkoj të qëndroni te patundur sepse do të ndryshojmë Lindjen e Mesme”, është shprehur ai.