Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

20:18 / April 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi të enjten bisedime telefonike me homologun e tij saudit Faisal bin Farhan Al-Saud, duke bërë thirrje për arritjen sa më parë të një armëpushimi, ndërsa konflikti i ShBA-së dhe Izraelit me Iranin vazhdon të përshkallëzohet dhe të destabilizojë Lindjen e Mesme.

Faisali e informoi Wang-un mbi zhvillimet e fundit, duke vënë në dukje se konflikti ka pasur pasoja me ndikim të gjerë si për rajonin, ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare në tërësi.

Sipas tij, Arabia Saudite i jep rëndësi të madhe rolit të Kinës në çështjet globale dhe vlerëson partneritetin strategjik të nivelit të lartë midis të dy vendeve. Ai shprehu shpresën për të shtuar komunikimin e koordinimin me Kinën në platforma shumëpalëshe, të tilla si Kombet e Bashkuara, duke bërë përpjekje të përbashkëta për të ulur tensionet dhe për të përfunduar konfliktin.

Ndërsa kreu i diplomacisë kineze tha se Kina po e ndjek situatën nga afër me shqetësim të thellë dhe ka paraqitur bashkë me Pakistanin kohët e fundit një propozim prej pesë pikash për rikthimin e paqes dhe të qëndrueshmërisë në rajonin e Gjirit dhe në Lindjen e Mesme, që përfshin ndër të tjera respektin për sovranitetin dhe sigurinë e vendeve të rajonit, ndalimin e sulmeve ndaj civilëve e objektivave joushtarakë dhe mbrojtjen e rrugëve detare.

Ai shtoi se tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë pasojë e përhapjes së konfliktit, duke paralajmëruar që vazhdimi i luftimeve do ta bëjë të vështirë sigurimin e qëndrueshmërisë në rrugët ujore jetike dhe duke vënë në dukje që përparësi e ngutshme tani është arritja e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.

Wang theksoi gjithashtu se veprimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe nuk duhet të legjitimojë operacionet ushtarake të paautorizuara, çka mund të krijonte një precedent të rrezikshëm me pasoja serioze, veçanërisht për vendet e vogla dhe të mesme.

arabia Kina lindjen Lufta mesme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.