Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta në Rripin e Gazës, Rama: T’i jepet fund konfliktit. Armëpushim urgjent dhe të lirohen pengjet

08:17 / November 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 12 at 12.06.16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për luftën në Rripin e Gazës, kryeministri Edi Rama shprehet se është thelbësore që t’i jepet fund përpara se ky konflikt të dalë jashtë kontrollit. Në një postim në median sociale ”X”, Rama shkruan se Shqipëria mbështet thirrjen e Biden për një armëpushim urgjent. Kreu i qeverisë thekson se në këtë luftë janë në krahun e Izraelit, ndërsa shpreh shqetësimin edhe për vuajtjen e civilëve dhe shkatërrimit në Gaza. Rama sugjeron se në këmbim të armëpushimit, Liga Arabe dhe Turqia duhet sigurojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi, ndërsa bën me dije se së shpejti do të jetë në Paris për të diskutuar me liderët botëror në Forumin e Paqes për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Postimi i plotë

Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit. Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë.

Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin.

Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.

While we firmly stand with Israel against Hamas, we are also very concerned about the suffering of civilians and the destruction in Gaza. It is crucial to end this conflict before it escalates further and spirals out of control. Albania supports President Biden's call for a…

— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2023

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026

Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal, kemi nisur verifikimet

15:12 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.