Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lufta në Ukrainë, Blinken: Kostot për Rusinë janë të mëdha

19:54 / September 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të diskutuar mbi ndihmat e fundit ushtarake për Ukrainën dhe se si vendet evropiane do ta kalojnë dimrin me shumë më pak gaz dhe naftë ruse. Siç raporton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, zoti Blinken tha se presidenti rus Vladimir Putin po përdor energjinë si armë.

Ndërsa agresioni rus në Ukrainë është në muajin e shtatë, banorët e Ukrainës, kryesisht gratë dhe fëmijë, po mbajnë pjesën më të madhe të kostove, thotë Sekretari Amerikan i Shtetit. Deklaratat zoti Blinken i bëri pas një vizite në një spital për fëmijët në Ukrainë.

Më pas zoti Blinken udhëtoi për në selinë e NATO-s në Bruksel, ku tha se lufta e nisur nga presidenti rus po i kushton shumë Rusisë si dhe popullit rus.

“Ka një numër të madh forcash ruse që ndodhen në Ukrainë dhe për fat të keq, në mënyrë tragjike, të tmerrshme, presidenti Putin ka treguar se nuk mendon shumë për këta njerëz dhe lufta ka shkaktuar kosto të madhe për Rusinë, kosto të madhe për të ardhmen”,deklaroi zoti Blinken.

Sipas sekretarit Blinken, Rusia nuk është më në gjendje të furnizojë forcat e veta dhe i ka kërkuar ndihmë për armë Iranit dhe Koresë së Veriut.

Ndërkohë në Nju Jork, Rusia thirri një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kritikuar Perëndimin për dërgimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën, dhe sipas përfaqësuesit rus lufta tani po drejtohet nga NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve që të furnizojnë me uniforma speciale, gjeneratorë, tenda dhe pajisje ushtrinë e Ukrainës, për ta ndihmuar të kalojë dimrin e ardhshëm.

Po ashtu sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i lënë miqtë evropianë në të ftohtë, ndërsa ata përgatiten për dimër dhe përpiqen të kalojnë pa gazin dhe naftën ruse.

“Do të shohim shumë më tepër përpjekje nga administrata Biden për të menaxhuar pritshmëritë në Evropë, për t’u përpjekur për të ndihmuar me krizën energjetike dhe në të njëjtën kohë për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë aq të hekurt sa ka qenë për shtatë muajt e fundit”, thotë zoti Michael Kimmage, nga Universiteti Katolik i Amerikës.

Në një vizitë në Pragë të premten, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA dhe aleatët e saj do të mbështesin Ukrainën dhe njëri-tjetrin për aq kohë sa të duhet./ VOA

blinken Rusinë Ukrainë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.