TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Miratohet me 113 vota pro projektrezoluta për gjenocidin serb në Sebrenicë

19:29 / July 7, 2022

Nis protesta e PD/ Demokratët marshojnë drejt Kryeministrisë

19:23 / July 7, 2022

“Mos shani të vdekurin”, Ahmed Kalaja për Kastriot Myftarajn: U bë shembull për tallësit e islamit! Mos u lutni për rahmet se ju bëj BLOCK

19:15 / July 7, 2022

Protokollet për Suedinë dhe Finlandën/ Pandeli Majko paralajmëron Rusinë: Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërinë

19:11 / July 7, 2022

Kuvendi miraton me 113 vota pro projektrezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

19:07 / July 7, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Lufta në Ukrainë dëmton Qipron, vuan mungesën e turistëve

18:03 / June 12, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lufta në Ukrainë dhe ndalimi i fluturimeve nga Rusia, falë një vendimi të Bashkimit Europian, ka shkaktuar humbjen e pushuesve ukrainas dhe rusë në Qipro. Autoritetet lokale thonë se dëmi i shkaktuar është mbi 600 milionë euro. Bizneset vendase shpresojnë që mungesat në turistë rus dhe ukrainas, të kompesohen nga ata evropianë.

Qipro ka qenë një vend mjaft popullor për turistët rusë dhe ukrainas. Por tani ishullit i mungojnë rreth 800 mijë pushues nga këto vende, për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndalimit të fluturimeve për kompanitë ruse pas një vendimi të marrë nga Bashkimi Evropian.

Mungesa e turistëve rus dhe ukrainas këtë vit ka ulur të ardhurat e sektorit të turizmit, i cili zë më shumë se 10% të ekonomisë.

“Humbja është sigurisht e madhe. Më shumë se 800 mijë turistë mungojnë. Tani do të shohim se sa do të mbulohet kjo pjesë nga turistët evropianë. Gjatë katër muajve të ardhshëm të ardhurat tona do të varen nga fati”, thotë Vassos Xidias, pronar i një restoranti.

Qipro regjistroi gjithashtu humbje të mëdha në sektorin e turizmit gjatë pandemisë së koronavirusit. Bizneset që janë prekur më shumë janë ato që kishin lidhur më herët kontrata me operatorë të mëdhenj turistikë rusë.

“Disa qindra hotele janë prekur më së shumti nga kjo situatë sepse kishin kontrata me operatorë turistikë nga Rusia. Dhe ata po përballen me vështirësi të mëdha për momentin. Por shpresojmë se situata do të përmirësohet në vijim. Ndoshta do të kemi fat me turistët evropiane”, thotë Haris Loizides, Presidenti i Shoqatës së Hotelierëve të Qipros.

Disa pronarë hotelesh thonë se mund të sjellin turistë rusë në Qipro duke kryer fluturime nga vendet që nuk i kanë kufizuar fluturimet me Rusinë: si Serbia, Gjeorgjia dhe Izraeli.

Një tjetër problem thonë ekspertët për turizmin në Qipro është edhe inflacioni i lartë, që ka rritur koston e jetesës.

Zëvendësministri i Turizmit, Savvas Perdios vlerëson se humbjet nga mungesat e turistëve rusë dhe ukrainas do të jenë rreth 600 milionë euro këtë vit.

Shpresa e vetme janë turistët nga vendet evropiane, përfshirë vendet skandinave.

“Këta turistë mund të jenë më të pakët në numër, por që shpenzojnë më tepër”, thotë zoti Perdios.

Përpara dy vitesh nuk kishte fluturime direkte nga Franca në Qipro, ndërsa tani po kryen çdo javë 20 fluturime.

Po ashtu edhe fluturimet javore nga Gjermania e vendet skandinave janë rritur përkatësisht, në 50 dhe 30 %, këtë vit./ Voa

lufta ne ukraine qipro turiste
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

NASA: Rusia kontrollon mbi 22 për qind të tokës bujqësore në Ukrainë

17:49 / July 7, 2022

Kush janë tetë pretendentët për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar?

15:40 / July 7, 2022

7 të vrarë dhe 2 të plagosur nga sulmet ruse në Donetsk

14:46 / July 7, 2022

Këshilltari i Zelensky-t falendëron Johnson për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës

14:13 / July 7, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Nis protesta e PD/ Demokratët marshojnë drejt Kryeministrisë

19:23 / July 7, 2022

“Mos shani të vdekurin”, Ahmed Kalaja për Kastriot Myftarajn: U bë shembull për tallësit e islamit! Mos u lutni për rahmet se ju bëj BLOCK

19:15 / July 7, 2022

Protokollet për Suedinë dhe Finlandën/ Pandeli Majko paralajmëron Rusinë: Kush prek sovranitetin e tyre, prek edhe Shqipërinë

19:11 / July 7, 2022

“O Sali, o hero”, Berisha pritet me ovacione në selinë blu

18:54 / July 7, 2022
Te fundit

Miratohet me 113 vota pro projektrezoluta për gjenocidin serb në Sebrenicë

19:29 / July 7, 2022

Nis protesta e PD/ Demokratët marshojnë drejt Kryeministrisë

19:23 / July 7, 2022

“Mos shani të vdekurin”, Ahmed Kalaja për Kastriot Myftarajn: U bë shembull për tallësit e islamit! Mos u lutni për rahmet se ju bëj BLOCK

19:15 / July 7, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.