Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lufta në Ukrainë: G7 pranon të vendosë kufirin e çmimit ndaj naftës ruse, kërcënon Kremlini

23:58 / September 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
G7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarët e G7 kanë rënë dakord të vendosin një kufi çmimi për naftën ruse në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

Ministrat e Financave thanë se kufiri i naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës do të ndihmonte gjithashtu në uljen e çmimeve globale të energjisë. Çmimi tavan do të vendoset në një nivel të bazuar në një sërë të dhënash teknike.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, tha G7.

Nga ana tjetër Rusia tha se do të ndalojë shitjen e naftës për vendet që vendosën kufij çmimesh.

“Kompanitë që vendosin një kufi çmimi nuk do të jenë ndër marrësit e naftës ruse,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

G7 përbëhet nga MB, SHBA, Kanada, Francë, Gjermani, Itali dhe Japoni. Grupi është një organizatë e shtatë ekonomive më të mëdha “të avancuara” në botë, të cilat dominojnë tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar.

Në takimin e tyre virtual, ministrat e financave thanë se plani i kufirit të çmimit të naftës ishte “projektuar në mënyrë specifike” për të reduktuar të ardhurat ruse dhe aftësinë e saj për të “financuar luftën e saj të agresionit”. Ata thanë gjithashtu se donin të minimizonin pasojat e dëmshme ekonomike të konfliktit, “veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

g7 Kremlini Lufta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.