Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta në Ukrainë, gazetarët ndajnë momentet dramatike: Duzina kufomash, por një foshnje…

10:35 / June 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
62195307 101
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta ruse në Ukrainë ka tronditur mbarë botën, por Putin nuk po bën hapa pas. Atje ku raketat nuk ndalojnë, janë edhe gazetarët që raportojnë gjithcka, edhe pse jetën e tyre nuk e kanë të sigurtë. Për guximin dhe për raportimin e tyre nga Mariupoli, gazetarët Mstyslav Chernov dhe Evgeniy Maloletka u nderuan nga Deutsche Welles me cmimim “Freedom of Speech Award”.

“Nga të gjitha ato që kam parë në Mariupol më ka mbetur një pamje në kujtesë: kufoma e një foshnjeje që ndodhej në bodrumin e një spitali”. Mstyslav Chernov përshkruan skenën në bisedë me Deutsche Welle. Ky ka qenë regjistrimi i fundit në Mariupol. Në të njëjtën ditë, Mstyslav u largua nga qyteti i pushtuar.

“Ne po filmonim në një spital, kur një mjek erdhi tek unë dhe m’u lut ta ndiqja në oborrin e pasmë”, raporton Mstyslav Chernov. “Aty pashë papritur duzina kufomash, shtrirë përtokë, të mbështjellë në thasë plastikë apo qilima. Ishin kufoma civilësh të vrarë në bombardime. “Mes tyre ishte aty një paketë e vogël. Mjeku u përkul përpara e hapi dhe pashë trupin e vogël të një foshnjeje. Përbri një letër, ku thuhej se ky foshnje ishte vetëm 23 ditë”.

Më 9 mars Maloletka fotografoi mjekët që nxjerrin një grua shtatzënë nga klinika e shkatërruar. Chernov e filmoi shkatërrimin. Shtatzëna dhe fëmija e saj ndërruan jetë më vonë, po pamja që ofroi fotoreporteri bëri xhiron e botës.

“Nuk ishte e lehtë të kishe qasje në internet, dhe nuk kishim mundësi të ndiqnim media të tjera se çfarë reagimesh kishin sjellë ato që kishim fotografuar dhe filmuar”, thotë Chernov.

Në kohën që gazetarët përpiqeshin t’i nxirrnin filmimet e fotot nga qyteti duke kërkuar internet, mediat ruse bombardonin opinionin me propagandë, sipas së cilës nga trupat ruse nuk ka pasur dëme në civilë. Pamjet e Maloletkas që dokumentuan shkatërrimin e klinikës u bënë virale dhe provuan të kundërtën.

Evgeniy Maloletka Mstyslav Chernov
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.