Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lufta në Ukrainë, udhëheqësit baltik bëjnë thirrje për rritjen e pranisë së NATO-s në rajon

09:24 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5545454 770x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Samiti i NATO-s që do të mbahet gjatë këtij muaji në Madrid, do të vendosë nëse do të rritet më tej numri i trupave të Aleancës në krahun e saj lindor për shkak të ndryshimit të situatës së sigurisë në Evropë.

Presidentët e Letonisë dhe Lituanisë përfituan nga vizita e kancelarit gjerman Olaf Solz në Vilnius, për të bërë thirrje për një prani të shtuar të NATO-s në shtetet baltike, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Si presidenti lituanez Gitana Nauseda, ashtu edhe homologu i tij letonez Egils Levic i bënë thirrje aleancës ushtarake të vendosë më shumë trupa në rajon.

“Samiti i NATO-s në Madrid duhet të jetë një samit vendimmarrës ”, tha Nauseda, ndërsa shtoi se Lituania shpreson të arrijë një marrëveshje me aleatët e saj “për të kaluar nga parandalimi në mbrojtjen aktive, nga batalionet në brigada, nga policia ajrore në mbrojtjen ajrore “.

Nga ana tjetër, Levic shtoi se shpresonte se vizita e Soltz do të sillte “propozime konkrete” për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor të NATO-s.

“Ne presim që Gjermania të ketë parasysh gjithashtu sigurinë e përgjithshme të NATO-s dhe për këtë arsye të mbështesë praninë e zgjeruar të NATO-s në tre vendet baltike”, tha presidenti letonez.

Solz pritet të zhvillojë bisedime me Nauseda dhe kryeministrat e tre shteteve baltike gjatë vizitës së tij në kryeqytetin lituanez , ku çështja e sigurisë lindore të NATO -s do të jetë në krye të agjendës, sipas zyrës së kancelares.

Solz do të vizitojë më pas trupat gjermane të stacionuara në bazën Rukla në Lituani, ku ushtria gjermane komandon një njësi të NATO-s. Njësia shumëkombëshe e NATO-s atje u përforcua me trupa shtesë nga Gjermania dhe Norvegjia përpara pushtimit rus të Ukrainës, duke e çuar numrin total të trupave të NATO-s në 1600 nga 1200.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës

18:31 / November 7, 2026

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë/ Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë

16:04 / November 7, 2026

Militantët e PD distancohen nga protestuesit pas përplasjes, ndahen në grupe me Nokën e Balliun

15:55 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.