Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Lufta nuk ndalet as nga Pashkët/ 6 raketa ruse sulmojnë Odesën, Kuleba: Duan vetëm të përhapin terror

16:52 / April 23, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aGFzaD1hZjdmMTc0ZmIxN2YwOGRkZmQ5NjcxZTdiMmZmOWM5MA.thumb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat ruse kryen disa sulme në qytetin port jugor të Ukrainës, Odesën, duke e bombarduar atë me të paktën 6 raketa. Ky akt i ushtarëve rusë është dënuar me forcë nga zyrtarët ukrainas, me një zyrtar që i denoncoi ato si “dhurata të Pashkëve nga Putin”. Nga këto sulme mbetën të vrarë të paktën tre persona.

“Banorët e qytetit dëgjuan shpërthimet në lagje të ndryshme të qytetit. Këto ishin sulmet me raketa si dhe puna e sistemit tonë të mbrojtjes ajrore,” tha një këshilltar i ministrit të punëve të brëndshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Ndërkohë, edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka reaguar lidhur me këtë sulm me anë të njëpostimi në “Twitter”. Ai i dënoi këto veprime të rusëve dhe tha se qëllimi i tyre i vetëm është që të përhapin terror.

“I vetmi synim i bombardimeve të Rusisë është përhapja e terrorit në Odesa. Rusia duhet të cilësohet si një shtet që promovon terrorizmin dhe të trajtohet siç e meriton. Asnjë biznes me të, asnjë kontakt dhe asnjë projekt kulturor. Të gjithë kemi nevojë për një mur mes civilizimit dhe barbarëve që qëllojnë qytetet tona paqësore me raketa,” shkroi Kuleba në Twitter.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Zelensky: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë

11:10 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.