Lufta në Ukrainë dhe si pasojë rritja e kostove të jetesës, ka zhytur 4 milionë fëmijë të tjerë në varfëri, në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore. Këtë e thotë një studim i fundit i organizatës së OKB-së për fëmijët, UNICEF.
Më të vegjlit, thotë raporti, po mbajnë barrën kryesore të krizës ekonomike të shkaktuar nga konflikti. Ndërsa përbëjnë vetëm 25 për qind të popullsisë, sipas UNICEF, llogaritet se 40 për qind e mbi 10 milionë njerëzve që u shtynë drejt varfërisë këtë vit, janë pikërisht fëmijë.
Raporti i cili mbulon 22 vende thotë se Rusia, me 2,8 milionë fëmijë të varfëruar rishtazi, përbën 3/4 e totalit të llogaritur nga agjencia e OKB-së. Kjo sipas saj, lidhet me numrin e madh të popullsisë së vendit dhe dëmet e mëdha të pësuara në ekonomi.
Ukraina sakaq, është shtëpia e gjysmë milionë fëmijëve të tjerë që jetojnë në varfëri, duke u pozicionuar në vendin e tyre.
