Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lufta/ Trump mbledh kabinetin: Irani po negocion deri në limit, por ne nuk jemi të kënaqur. Askush s’do ta kontrollojë Ngushticën e Hormuzit

22:04 / May 27, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat iraniane kanë njoftuar se Teherani dhe Uashingtoni janë dakordësuar për një draft-marrëveshje të re për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA-në. Sipas asaj që kanë publikuar mediat iraniane, disa nga pikat kyçe të këtij drafti janë rihapja e Ngushticës së Hormuzit brenda 30 ditësh, heqja e bllokadës detare nga SHBA-të në Hormuz dhe tërheqja e forcave ushtarake të SHBA-së nga zona në afërsi të Iranit. 

Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Shtëpia e Bardhë, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar lajmin një ‘trillim i plotë’ i përgatitur nga mediat e Iranit.

“Ky raport nga media e kontrolluar nga Irani nuk është i vërtetë dhe memorandumi i mirëkuptimit që ata ‘publikuan’ është një trillim i plotë. Askush nuk duhet të besojë atë që po përhap media shtetërore iraniane. FAKTET KANË RËNDËSI”, shkruhej në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në ‘X’.

Presidenti Donald Trump ka mbledhur kabinetin qeveritar në SHBA, ku fokusi i diskutimeve ka qenë mbi situatën me Iranin. Presidenti Trump deklaroi se Irani po negocion deri në limite, por shtoi se SHBA-të nuk janë të kënaqur me pretendimet e Teheranit. Me bindje të plotë, në përgjigje të propozimit iranian, Trump tha se askush nuk do të mund ta kontrollojë Ngushticën e Hormuzit në të ardhmen. Sipas Presidentit, Ngushtica do të jetë e hapur për të gjithë, pasi janë ujëra ndërkombëtare.

Ndërkohë ditën e sotme Izraeli ka ndërmarrë sulme të reja në Libanin jugor, duke shkaktuar 31 të vdekur dhe 40 të plagosur. Shifrat i njoftoi përmes një komunikate, Ministria e Shëndetësisë së Libanit, duke raportuar se mes viktimave ka të paktën 4 fëmijë dhe 3 gra. Sipas Ministrisë, 14 persona janë vrarë në Burj al Shamali, pranë tyre.

Ditët e fundit, Izraeli i ka intensifikuar sulmet dhe veprimet ushtarake në territorin e Libanit kundër Hezbollahut. Kryeministri Benyamin Netanyahu shkroi në rrjetet sociale se që prej 28 shkurtit ushtria izraelite ka vrarë 2500 terroristë të Hezbollahut dhe që prej futjes në fuqi të armëpushimit në 17 Prill me Libanin, janë vrarë 700 të tillë. Netanyahu thotë se sulmet kanë si qëllim të shkatërrojnë infrastrukturën terroriste thellë në territor.

Por veprimet ushtarake të izraelit në Liban duket se kanë shqetësuar SHBA. Donald Trump zhvilloi një telefonatë me Netanyahun sipas mediave izraelite pasi ai kabinetin e sigurisë. Mediat raportojnë se ushtria izraelite ka patur një plan për të bombarduar Beirutin të martë çka është penguar nga Donald Trump, pasi një veprim I atillë do të përshkallëzonte konfliktin dhe do të cenonte përpjekjet e deritanishme për një marrëveshje me Iranin.

Izraeli ndërkohë eliminoi edhe një nga krerët e krahut të armatosur të Hamasit në Gaza. Ministri i mbrojtjes Israel Katz njoftoi se ushtria kishte vrarë Mohammed Odeh I cili ishte emëruar vetëm pak ditë më parë dhe që pasonte në detyrën e tij një nga arkitektët e sulmeve të 7 tetorit 2023 ku mbetën të vrarë mbi 1200 izraelitë.

hormuzit irani Limit Lufta trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.