Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Luftë e re në prag? Transnistria i kërkon Putinit ndihmën ruse kundër Moldavisë

17:19 / February 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 d43a5fea9063106bf77002319df504b9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rebelët pro-rusë në rajonin separatist të Transnistrias në Moldavi i kanë kërkuar këtë të mërkurë Rusisë “mbrojtje”, mes frikës se territori i tyre mund të shëndërrohet në një pikë të re të nxehtë, ndikuar nga lufta e Moskës me Ukrainën fqinje.

Rripi i hollë i tokës që ndodhet në kufirin moldavo-ukrainas është de facto i kontrolluar nga forcat pro-ruse që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, por njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë.

Në një kongres të posaçëm në rajon, i shtati në historinë e tij, ligjvënësit miratuan një rezolutë që i kërkon parlamentit rus të mbrojë Transnistrian përballë vetë Moldavisë.

Ata pretendojnë se qeveria moldave në Kishinau nisi një “luftë ekonomike” kundër Transnistrias, duke bllokuar importet jetike me qëllimin për ta kthyer atë në një “geto”.

“Vendimet e kongresit aktual nuk mund të shpërfillen nga komuniteti ndërkombëtar”, tha në takim shefi i politikës së jashtme të republikës separatiste Vitaly Ignatiev.

Rezoluta e Transnistrias vjen vetëm një ditë përpara se presidenti Vladimir Putin të mbajë fjalimin vjetor në parlamentin rus.

Po kështu, thirrja për ndihmë nga Moska ka nxitur krahasimet me shkurtin e vitit 2022, kur militantët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore kërkuan mbrojtje kundër atyre që i cilësuan sulme dhe granatime të pamëshirshme nga forcat ukrainase.

Delegatët në konferencë e përmendën pak Ukrainën, sipas rrëfimeve të sesionit në mediat shtetërore, duke e mbajtur fokusin te zemërimi i tyre ndaj Moldavisë. Por, një zëdhënës i qeverisë moldave minimizoi shqetësimet përpara takimit.

“Nga Kishinau, gjërat duken të qeta… Nuk ka rrezik përshkallëzimi dhe destabilizimi të situatës në rajonin e Transnistrias. Kjo është një tjetër fushatë për të krijuar histeri”, tha zëdhënësi në një postim në Telegram.

Por, fakt është se që kur Moska nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, Moldavia është shqetësuar se Kremlini mund të përdorë Transnistrian për të hapur një front të ri në jugperëndim, pranë rajonit jugor të Ukrainës, Odesa.

Transnistria u trondit nga shpërthime të pashpjegueshme në vitin 2022, me analistët ushtarakë që spekulojnë se mund të ketë qenë një përpjekje e elementëve pro-rusë për të futur rajonin në konflikt.

Ndërkohë në mars, udhëheqja pro-ruse e Transnistrias akuzoi Kievin për një atentat ndaj liderit të tyre, një akuzë që Ukraina e hodhi poshtë. Dhe javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se Ukraina planifikoi një inkursion të armatosur në territorin e shkëputur, por pa dhënë asnjë provë konkrete.

Kremlini ka rreth 1500 ushtarë të stacionuar në mënyrë të përhershme në këtë rrip toke, në të ashtëquajturin prej tyre si një mision “paqeruajtës”.

Transnistrias
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026

Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në Kinë

13:21 / August 23, 2026

Australia regjistron rastin e parë të gripit të shpendëve tek gjitarët

12:23 / August 23, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.