Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Luftime të ashpra mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nancy Pelos merr vendimin urgjent

22:51 / September 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nancy pelos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, konfirmoi më 16 shtator se do të vizitojë Armeninë gjatë fundjavës. Vizita e saj vjen pas luftimeve të ashpra midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilat lënë më shumë se 200 persona të vdekur.

Ministria armene e Mbrojtjes, tha më 16 shtator se armëpushimi me Azerbajxhanin, duket se po zbatohet dhe se “situata nuk ka ndryshuar” në kufi. Duke folur për gazetarët në Berlin, ajo tha se do të udhëtonte më 17 shtator atje, me një delegacion që përfshinë edhe një ligjvënës amerikan me origjinë armene.

Pelosi tha se udhëtimi ishte planifikuar para përshkallëzimit të fundit të dhunës në kufirin mes dy vendeve dhe se ishte me ftesë të armenëve. Këto janë përleshjet më vdekjeprurëse qëkur Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë gjashtëjavore më 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Separatistët e mbështetur nga armenët morën nën kontroll rajonin e populluar kryesisht me armenë nga Azerbajxhani, gjatë një lufte në fillim të viteve 1990, në të cilën mbetën të vdekur rreth 30.000 njerëz.

Përpjekjet diplomatike për ta zgjidhur konfliktin sollën pak përparim përgjatë viteve dhe të dyja palët nisën një tjetër luftë në vitin 2020, e cila zgjati gjashtë javë, para se të miratohej një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia.

Sipas armëpushimit, pjesë të rajonit të shkëputur dhe shtatë rrethet pranë u kthyen nën kontrollin e Azerbajxhanit. Rreth 2.000 trupa ruse janë vendosur atje për të ruajtur paqen. Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

armenia Azerbajxhan nancy pelos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.