Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Luiza Gega flet hapur në “Jashtë Loje”: E vuaj… nuk gjej dot një shoqe!

20:25 / March 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luiza gega
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luiza Gega, një emër shumë i lakuar në media për sa ju përket sukseseve të saj dhe triumfeve në atletikë.

Nuk duhen lënë pa përmendur një sërë rekordesh ndërkombëtare në vrapimin 800, 1500 dhe 3000 metra.

E ftuar në programin sportiv “Jashtë Loje”, Luiza Gega arriti që të na tregonte edhe gjera që nuk i kishim dëgjuar më parë. Si nga ana e profesionit të saj, por edhe për jetën private.

Normalisht, që të gjithë e besojmë se jeta e një sportisteje femër nuk është e lehtë, ashtu siç e thotë edhe vetë Luiza, e cila përmend gjatë intervistës se e ka penguar të jetë pranë të dashurve të saj, familjes apo edhe shoqërisë.
Fakti që në sport nuk ka shumë femra, Luiza shprehet se i mungon një shoqe, qoftë sa për të ndarë një muhabet apo për të shprehur dy fjalë.

“Në qoftë se ajo që mua më mungon nga gjithë ky rrugëtim i gjatë sportiv sepse unë kam rreth 18 vite, pra le të themi që jam sportiste, që bëj këtë punë sepse me të vërtetë është pasion, por dhe profesion sepse unë me këtë jetoj çdo ditë. Gjeja e vetme që më mungon është pikërisht qendrimi me shoqërinë. Por le të themi se kam pasur fatin që unë vij nga një familje e madhe, jemi 4 motra dhe një vëlla dhe jemi me një diferencë moshe të vogël dhe ato i kam le të themi si shoqe dhe që më gjenden aty kur unë kam nevojë.

Kaq intensivisht sa unë e bëj sportin nuk mund të jem për shoqërinë, ndoshta kur duhet edhe do s’do vetvetiu largohen pak gjerat, por që thashë fat i madh që unë kam motrat.

Absolutisht unë kam munguar në gjerat më të rëndësishme edhe të familjes por që ato e dinë se çfarë do të thotë të mungosh qoftë edhe një ditë të familjes.
Për shkakun se nuk ka shumë femra sportiste, pjesa që mua më mungon më shumë është që të kem shoqëri, të paktën qoftë edhe në stërvitje, pra nuk është se kam edhe e vuaj në fakt këtë pjesën qoftë të pasurit një shoqe le të themi të shkëmbesh dy tre fjalë të pasurit aty prezent…”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.