Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Luizi dhe Olta tregojnë emocionet e xhirimit të filmit! Këngëtari: Gjeta rrugën e bashkëpunimit! Aktorja: E kam pasur zili sepse…

08:34 / October 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luizi olta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga ”armiqë” në ”Big Brother Albania”, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari u bënë bashkë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. Ata kanë treguar emocionet gjatë xhirimeve, ku nuk kanë munguar as debatet, por më tepër kanë mbizotëruar momentet e bukura. Në një dokumentar ku tregohen prapaskenat e filmit, Olta Gixhari thotë se i ka qëndruar shumë pranë Luizit nga ana profesionale. Ajo shprehet se i gjithë xhirimi i filmit është shoqëruar me debate, por edhe punë.

Luizi: Është shumë e vërtetë që raporti që ne kemi në jetën reale është ndjerë gjatë gjithë kohës në xhirime.

Olta: Në fakt kështu ndodhi, u reflektua një tension që kishim me njëri tjetrin. Nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë e çuditshme. Të gjithë aktorët ishin me sy e veshë tek ne. Cdo mëngjes ishin kështu: Si është Olta me Luizin sot?

Luizi: Më vjen keq sepse kjo ka qenë një nga arsyet që janë zgjatur oraret. Ishin momentet kur do ti bënim njëri tjetrit shikimet e të dashuruarave. Si mund ta bësh atë në një kohë që ishe i ngarkuar, ose kur kishe një mllef apo inat. Këto ndikojnë shumë. Nga ana njerëzore i kërkoj falje.

Olta: I kam qëndruar shumë pranë nga ana profesionale, unë jam kërkuese në punë dhe punoj shumë. Këtë ai mbase nuk e priste. Ia ndjeja në sy dhe qëndrim që ishte pak kështu: Avash qetësohu, e lexova, nuk kam nevojë ta lexoj më. Nuk dua më thoshte. Pastaj thoshte Ok hajde punojmë. Pastaj punonim, pastaj nuk punonim, pastaj bënim fjalë, pastaj ziheshim. Pastaj….kështu ka qenë

Luizi: Kemi gjetur rrugën e bashkëpunimit. Kam pranuar. Nëse Olta më ka thënë që është më mirë ta thuash kështu, pastaj kështu e kemi pranuar. Nuk kemi pasur konflikte. Ishim duke bërë punë, diçka profesionale dhe me seriozitet. Deri diku ne edhe jemi marrë vesh.

Luizi: Kam për krah të madhin Ndriçim Xhepa, që është legjende për mua.

Olta: Kjo është një nga gjerat që i kam pasur zili Luizit në film, ai ka pasur një skenë me Ndriçim Xhepen. Unë jo!

Olta dhe Luizi kanë treguar edhe për skënat më të vështira që ata kanë xhiruar.

Olta: Ka shumë skena që kam qeshur. Skena më e vështirë që e kam xhiruar ka qenë me Çimin, ishte skena që merr jastëkun dhe thotë këtu do flesh. Nuk e di sa dubla ka bërë me këtë skenë. Duhet të isha shume serioze. Mezi e kam bërë.

Luizi: Ne ishim duke xhiruar sipër nëpër male, kthesa dhe ishim në një vend që nuk kishim lavatriçe dhe ishin vetëm ato rroba të rolit dhe duhej bërë me një dubël. Ishte shumë me siklet a do e bëja fiks apo jo.

luiz ejlli olta gixhari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.