Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Luizi ofendoi pjesëmarrësit e “Përputhen”, reagon Bora: Kristi vjen nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë

16:32 / April 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luiz ejlli bora zemani 54657777
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bora Zemani ka reaguar pas deklaratës së Luizit, i cili e quajti “turp” pjesëmarrjen në “Përputhen”. Moderatorja shkruan se nuk është turp as të njohësh dikë në “Përputhen” e as në “Big Brother” dhe se i vjen keq që në Shqipëri ende diskutohen të tilla gjëra.

Ajo merr shembull edhe Kristin, i cili ka qenë pjesë e një programi dashurie si “Love story” dhe thotë se ai nuk është sulmuar për këtë gjë.

“Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarte edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si TURP eksperienca e saj në Përputhen, si e vetmja “armë” për ta sulmuar kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prapë nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhi mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet tu vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!

Programe si Big Brother apo Përputhen janë të vështira si për konkurrentët edhe për ata që i prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata (të krijuara nga vetë konkurrentët) sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun të mbërthyer pas ekranit por sesi i menaxhojnë këto situata konkurrentët, përcakton edhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lënë në publik.

Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Përputhen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Përputhen, në kuadër të lojës ose jo.

Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Përputhen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shumë fort të vërtetën, gjithmonë!”, shkruan Bora.

bora zemani perputhen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.