Dy finalistët e vitit të kaluar të “Big Brother VIP 1 Albania”, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, surprizuan mbrëmë katër finalistët e BB Vip 2.
Vëllai i Madh kishte përgatitur një darkë për ta në oborr, të cilën e shijuan të gjithë. Në momentin që Iliri dhe Donaldi po largoheshin, katër finalistët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shkuan t’i përcillnin te dhoma e rrëfimit.
Teksa Shaqiri dhe Veshaj po hynin te dhoma e rrëfimit, Luiz Ejlli duke qeshur tha: “Po ikim në aeroport ne tre fituesit”.
