Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Luizi tha se nuk e njeh, Meridiani: Rrobat e para në BBV ia çova unë. Nëna e tij nuk pranonte që…

11:07 / May 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fenomeni Luiz Ejlli vijon që të prodhojë lajme edhe pas mbarimit të “Big Brother Albania Vip 2”. Meridian Ramçaj ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën që Luizi bëri pak ditë më parë se nuk ka pasur miqësi me të. Ai tha në emisionin “Vila 24” se ka pasur një miqësi intensive në vitet 2011-2016, kohë kur kanë qëndruar bashkë në Paris dhe kanë bërë pushime të gjata. Ai publikoi edhe disa foto ku të dy ata shfaqen me të fejuarën e Meridianit dhe ish-të fejuarën e Luizit në atë kohë.

“Nuk e kisha të lehtë të vija. Nuk do doja që të vërtetën ta thoja në një studio televizive. Ajo që më pak prekur më shumë është intervista e fundit e atij. I tha gazetarit unë të njoh aq sa të njoh ty. Nuk e di për ju a fusni njerëz në shtëpi që nuk i njihni. Ka qenë një periudhë nga viti 2011-2016 që kemi qëndruar shumë shpesh bashkë, thuajse përditë bashkë me Jonin me Luizin, te lokali që unë menaxhoja. Shoqëria ka qenë shumë i ngushtë. Kam qenë pjesë e festave që bëheshin në Durrës, pushimet në Paris bashkë. Unë kam foto të këtyre kohëve. Nuk të pret kush në Francë në shtëpi. 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time, bashkë me të fejuarën e Luizit. Kam qenë pjesë e partyve që bëhen në darkë të rezidenca qeveritare”, deklaroi ai.

Meridiani tha se ka qenë personi i parë që i ka dërguar veshjet Luizit, pasi vajza që kujdesej për të, nuk kishte as 10 mijë lekë në xhep. “Rrobat e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Ai jashtë kishte lënë një njeri që nuk kishte 10 mijë lekë në shtëpi. Parfumet e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Unë nuk kam kërkuar nga Luizi as të më falenderojë për këtë gjë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër ai tha se nëna e tij nuk pranonte të shkruante një letër për të birin dhe ka qenë ai që e ka bindur. “Kam këmbëngulur që nëna e tij të çonte një letër për Luizin në shtëpi sepse nuk pranonte. Kisha 4 vite që nuk takohesha me Luizin. Marrëdhënia është ndërprerë natyrshëm. Nuk ka pasur asnjë episod. Kur mua m’u prish lokali ka qenë një periudhë që kam qenë pa punë. Jam munduar të ngrihem vetë dhe të ec përpara vetë. Ajo që më bëri përshtypje është te festa e Topit. Unë dhe Joni kërkuam tavolinën e fundit. Ai erdhi në fund, i ka thënë dhe Kiarës, rri me Jonin dhe Meridianin në tavolinë”, deklaroi ai.

luiz ejlli Meridian Ramçaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.