Romelu Lukaku e ka me nxitim të largohet nga Chelsea, e ka me nxitim edhe të rikthehet në Milano, tek Inter, për këtë arsye ka deleguar njeriun e tij të besuar, Sebastian Leduare të nis negociatat me klubin zikaltër. Takimi i parë është parashikuar të ndodh që këtë të martë, për të kuptuar nëse ekziston realisht mundësia që Lukaku të vesh edhe një herë fanellën zikaltër.
Chelsea investojë plot 113 milionë euro për ta rikthyer në Londër por sezoni i tij rezultoi një zhgënjim i madh, vetëm 15 gola në 44 ndeshje në të gjithë kompeticionet, shifra që nuk kënaqin as Lukakun por as trajnerin Thucel, mes të dyve ka një marrëdhënie shumë të ftohtë.

Sulmuesi belg po bën gjithçka për tu rikthyer tek Inter, madje është i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij, është i gatshëm të marrë 7 milionë euro në sezon vetëm e vetëm që të luaj edhe një herë për Inter. Me këto shifra, Inter është shumë dakord por pengesa e madhe është gjetja e akordit me klubin e Chelsea.
E vetmja mënyrë është që Lukaku të bind blutë ta lënë të lirë në formë huazimi, vetëm në këtë mënyrë Inter mund të negociojë pasi e ka të pamundur të investojë para kesh. Edhe në rastin nëse palët gjejnë një kompromis, marrëveshja duhet të mbyllet brenda muajit qershor, në mënyrë që Inter të bëjë llogaritë edhe për merkaton në dalje.