Belgjika ka mundur Danimarkën me rezultatin e ngushtë 1-2 edhe pse këta të fundit kaluan në avantazh që në të 2’ dhe u duk se do ta kishin të lehtë ndaj belgëve, por që në të vërtetë nuk ndodhi kështu.
Barazuan belgët me Hazard, një nga më të spikaturit në fushë dhe më pas, Kevin de Bryn mendoi që të shënonte golin e dytë, duke i dhënë fitoren Belgjikës.
Me një Lukaku në superformë, pjesa e dytë nuk pati më ndryshim rezultati, ndërsa Belgjika me këtë fitore është në krye të grupit, teksa Danimarka e sheh veten në fund dhe shumë afër eliminimit që në grupe.
