Në rrjetet sociale janë publikuar dy foto të Lulzim Bashës në një aeroport. Faqja satirizuese “Brryli Broadway”, shkruan se kryetari i dorëhequr i partisë më të madhe opozitare është larguar në Amsterdam.
Megjithatë, këto pamje duhen marrë me rezerva pasi nuk dihet sa aktuale janë, edhe pse Lulzim Basha dhe familja e tij janë të lidhur ngushtë me Holandën. Basha dhe bashkëshortja, Aurela, kanë studiuar dhe jetuar në Holandë. Aurela Basha është dhe nënshtetase holandeze.
Kujtojmë se, edhe përse ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD Lulzim Basha është deputet i kësaj force politike dhe anëtarë i strukturave më të larta të saj

