Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lulzim Basha në Dibër: Dalim si opozitë. Pushteti i lodhur dhe i korruptuar deri në palcë pa zgjidhje

13:03 / October 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha prezantoi së bashku me drejtues të PD-së, propozimet për Reformën Zgjedhore. Në një takim në Dibër, Basha u shpreh i vetëdijshëm se ka mungesa nga dhjetëra e qindra që janë larguar në muajt dhe dy vitet e fundit për shkak të mungesës së shpresës, të dëshpërimit që ka pllakosur vendin.

”Një qeverisje e keqe pa diskutim që i mërzit njerëzit. Mungesa e opozitës, mungea e alternativës nuk është mërzi, është dëshpërim për një vend. Dhe tani dy vite pas një situatë të paprecedentë është koha ta pohojmë se Partia Demokratike për rrethana dhe arsye që nuk kanë të bëjnë me asnjërin prej jush dhe as demokratët e sakrificave kudo ku ndodhen, nuk ishte në krye të detyrës”, u shpreh ai.

Për dy vite me radhë, sipas Bashës, Partia Demokratike nuk ishte aty ku e duan qytetarët, pranë njerëzve dhe halleve të tyre. ”As për të shpalosur alternativa ndaj një pushteti të lodhur, të korruptuar deri në palcë pa zgjidhje por vetëm me probleme për ta. Por në 29 korrik dhe më pas në Kuvendin e 2 shtatorit, demokratët morën vendimet. Vendimet për të dalë nga kjo gjendje limontie, për të dalë dhe një herë si një alternativë dhe si një opozitë para shqiptarëve në radhë të parë me vendosmërinë për t’u bërë zëri i tyre, dhe për të përçuar zërin e tyre kudo dhe së dyti me vendimin për të rindërtuar dhe një herë alternativën e një pushteti të drejt, nga njerëzit dhe për njerëzit”, tha Basha.

Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.