Kryedemokrati Lulzim Basha është parë pasditen e djeshme në zonën e Kombinatit, i shoqëruar nga shoferi i tij. Në parkingun e një prej spitaleve private të kryeqytetit ishte rreshtuar edhe mjeti i përdorur nga kreu i opozitës.
Mësohet se kryedemokrati Basha ka shkuar dje pasdite në spital për të vizituar nënën e tij, e cila është shtruar prej disa ditësh.
Nëna e Bashës, ish-pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, nuk është e infektuar nga pandemia por ka shfaqur komplikacione shëndetësore.

