TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Si i pastronin paratë grupi i strukturuar shqiptar në Itali

20:29 / May 26, 2022

Lirohet nga detyra kreu i Prefekturës së Kukësit, ja kush e zëvendëson

20:13 / May 26, 2022

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Aksident tragjik në Zvicër/ Humb jetën 33-vjeçari shqiptar

20:02 / May 26, 2022

Arrestohen 7 trafikantë shqiptarë në Itali/ Shpërndanin drogë në Parma

19:54 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Basha president? Gjiknuri: Është një diversion brenda PD-së

20:09 / April 18, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“E rëndësishme është të gjejmë një President që të mos jetë si ai që kishim”.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, deklaroi në një intervistë për InfoWebTV, se Presidenti i ri duhet të jetë një figurë me integritet që të qëndrojë mbi palët dhe të mos ketë plane politike. 

Gjiknuri nënvizoi se kreu i ri i shtetit duhet të jetë antipodi i Ilir Metës në Presidencë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS hodhi poshtë edhe zërat që Lulzim Basha të jetë një kandidat i mundshëm për President.

Pyetje: Po afron përfundimi i mandatit të Presidentit. A do të kemi një President nga PS apo një emër konsensual apo nga shoqëria civile?
E rëndësishem është të gjejmë një President që të mos jetë si Presidenti që kishim. Pra, të jetë një njeri që di të qëndrojë mbi palët, që nuk ka interesa dhe plane politike, një qytetar me integritet. Mund të jetë ish- politikan, ish-akademik. Ne kemi mundësi ta zgjedhim Presidentin tonë me 71 vota, kjo nuk diskutohet. Ne mendojmë që t’u afrojmë qytetarëve shqiptarë një antipod të asaj që pamë te Ilir Meta.
Do të thotë një figurë që ka integritet, nuk ka interesa të çastit politike dhe të dijë që të qëndrojë mbi palët dhe ta shikojë misionin e tij si president dhe jo si një njeri që ka misionin e tij politik që çfarë do të bëjë pas ditës që do të ikë nga detyra apo gjatë kohës që jam në detyrë se si do t’i shërbej forcës politike që më ka propozuar. Ne nuk e duam këtë. Jam i bindur që PS do të jetë në gjendje që të afrojë shumë personalitete, qoftë dhe brenda radhëve të sja, nuk flas deputetë aktualë, mund të jenë, por dhe njerëz që kanë kontribute dikur qoftë në PS apo qoftë në institucione të tjera jo partiake apo mund të vijnë nga bota akademike.

Përflitet dhe për një presidente grua?

Grua apo burrë, e rëndësishme është që të jetë me integritet.

Po nëse propozohet nga opozita do ta votonit?

Nëse ka ndonjë figurë që është e përshtatshme ne do ta dëgjojmë. Ne do të fillojmë një proces negociate me opozitën për të krijuar një lloj identikiti të presidentit të mundshëm.

Basha është një ndër kandidatët?

Tani kjo e Bashës e ka gjetur përgjigjen. Ka qenë më shumë një diversion brenda PD-së. Ne s’do të bëjmë eksperimente me figura që dështuan me një drejtim të politikës dhe mendojnë se do të gjejnë presidencën për platformë tjetër politike. Ne duam të evitojmë atë që patëm me Ilir Metën i cili mbase me dy mendje apo me gjysmë zemre la drejtimin e LSI, dhe u fut në presidencë dhe atje e ktheu presidencën në një paltformë politike të tijën dhe një instrument për ta përdorur në interes të opozitës.
Presidenti duhet të jetë kundërshtar i partive, ai s’duhet të përfshihet fare në politikën e ditës, por të respektojë vetëm Kushtetutën.

Nëse pas mandatit ai bashkohet me Berishën, do e keni pak vështirë nëse ndodh?
Ne përballë i kemi pasur edhe tani ai thjesht do të heqë një kapele dhe do të vërë një tjetër. I njëjti është.

A e keni ju frikë Berishën në gjithë këtë lëvizje që po bën?
As nuk e shkoj ndërmend që Berisha jo vetëm për moshën qëka, por dhe për atë çka e njohin shqiptarët, do të përbëjë rreizk për PS. Po, ai është rrezik për një pjesë të demokratëve, për shkak se një pjesë e ndjekin dhe unë e besoj që e ndjekin me zemër, pasi është themelues i PD, por ju e dini që ka një malore shumë të madhe përpara. Jo vetëm që është i papranueshëm për partnerët perëndimorë dhe aq më tepër Shqipëria që është një vend i vogël dhe shumë i ndërlidhur me interesat e komunitetit të vendeve demokratike. Së dyti, praktikisht ka çarë partinë e tij. Kur të dyja copat apo të treja copat ishin të tërë bashkë, pasi sëbashku ishin qoftë në prill 2021, por dhe më parë dhe arritën atë rezultat, nuk e di se si të ndarë do të jenë më efektivë. Por logjika më thotë që do të jenë më të dobët seç ishin.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Si i pastronin paratë grupi i strukturuar shqiptar në Itali

20:29 / May 26, 2022

Lirohet nga detyra kreu i Prefekturës së Kukësit, ja kush e zëvendëson

20:13 / May 26, 2022

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Rezultati final për kreun e PD-së/ Sa vota morën Berisha dhe Elezi

19:17 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Si i pastronin paratë grupi i strukturuar shqiptar në Itali

20:29 / May 26, 2022

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Rezultati final për kreun e PD-së/ Sa vota morën Berisha dhe Elezi

19:17 / May 26, 2022

Thirrja e Metës: Votoni nesër masivisht Shaip Kamberin, i vetmi zë i shqiptarëve në Parlamentin serb

18:41 / May 26, 2022
Te fundit

Si i pastronin paratë grupi i strukturuar shqiptar në Itali

20:29 / May 26, 2022

Lirohet nga detyra kreu i Prefekturës së Kukësit, ja kush e zëvendëson

20:13 / May 26, 2022

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.