Guvernatori i rajonit të Donetsk-ut, Pavlo Kyrylenko u shpreh se sulmet dhe bombardimet ruse kanë shkatërruar tërësisht qytetin juglindor të Volnovakha-s. Sipas tij, që nga fillimi i agresionit rus, shumica e popullsisë së Volnovakha-s ka ikur nga qyteti ndërsa shumica e infrastrukturës së saj është shkatërruar. Pra, praktikisht qyteti thuajse nuk ekziston më.
“Në përgjithësi, Volnovakha me infrastrukturën e saj si e tillë nuk ekziston më,” deklaroi ai për kanalin televiziv ukrainas “Direct”.
Ndër të tjera, Kyrylenko shtoi se luftimet vazhdojnë për të parandaluar rrethimin e territorit të rëndësishëm strategjik nga ana e rusëve. Volnovakha ka qenë nën një breshëri të rëndë bombash, raketash dhe sulmesh ajrore dhe për pasojë është shkatërruar pothuajse çdo ndërtesë në qytet.
