Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Lumi Osum fundos tokat bujqësore, banorët: S’kemi ushqim për bagëtitë! Shteti të na ndihmojë

18:31 / November 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1764263211 dimal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet kanë sjellë përmbytje në tokat bujqësore e sera në fshatrat Veterrik e Goriçan të bashkisë Dimal, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Osum. Dëmet janë kolosale. Sera të përmbytura, perime të mbuluara nga balta, bagëti e kafshë shtëpiake pa ushqim.

”Kemi probleme shumë. Janë përmbytur 2 dynym e gjysmë jonxhë, 2 dynym e gjysmë hasëll, perkë, koçkull janë mbytur. Ka dhe dali 1 dynym me kallinj. Unë 120 mijë lekë kam pension. Ishte ushqimi për kafshët. 2 vite që nuk ishim përmbytur. Ka ardhur 2 herë këtë vit. Tokat janë nën ujë. Kam 10 dynym që i kam mbjellë. Me 120 mijë lekë çfarë të bëj, të kujdese për vajzën apo të ushqehem. Kërkojmë ndihmë nga shteti se kam vajzën e sëmurë”, thotë Dallëndyshe Delibashi. Banorët pohojnë se serat e tyre u përmbytën tërësisht nga uji dhe i gjithë prodhimi i mbjelle në to, është shkatërruar i gjithi.

“Uji ka shkatërruar gjithçka, serat janë të mbuluara të gjitha nga uji, prodhimi që mbollëm u dëmtua i gjithi dhe ishte në fazën e vjeljes. Na është bërë një dëm shumë i madh dhe do na duhen të paktën 2-3 muaj që të presim tharjes e serave për ti mbjellë prapë. Uji na mori para edhe foragjeret e bagëtive dhe çdo perime e mbjellë është nën ujë. Kemi disa ditë të përmbytur por deri më sot askush nga bashkia nuk ka ardhur, as të na shohë e as të përllogarit dëmet”, shprehen banorët.

Ata i bëjnë apel për ndihmë shtetit, duke deklaruar se këto përmbytje i rrënuan ekonomikisht dhe me sytë nga qielli. “Na është përmbytur, grurë, misër, jonxhë. 3-4 hektarë tokë janë përmbytur. Bagëtitë duan të hanë, ushqimin nuk e marr dot. Ushqimi u mbyt i gjithi. Askush nuk ka ardhur. Të gjithë këtë problem. Dje mbolla grurin u përmbyt. Sa herë që vjen lumi përmbytemi. Argjinaturat nuk i kanë bërë”, tha Bujar Margjonaj.

Dimal fermerë ndihmë toka bujqësore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026

TTW: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

09:16 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.